Mousse me çokollatë dhe qumësht

Mousse me çokolatë dhe qumësht

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Një ëmbëlsirë e lehtë, e freskët dhe shumë kremoze, me notat e xhinxherit të cilat kontrastojnë shijen delikate të kremit. Mousse me çokollatë dhe qumësht është e thjeshtë për t’u përgatitur, shërbehet e ftohtë dhe është perfekte për të përmbyllur një drekë në një ditë feste.

Ingredientët

  • 3 të bardha vezësh
  • 20 gr gjalpë
  • Kripë
  • Piper
  • 1 dl qumësht
  • 2 dl pana ëmbëlsirash
  • 200 gr çokollatë me qumësht
  • 1 copë xhinxher i freskët
  • Pak xhinxher i sheqerosur
  • 10 gr sheqer

Udhëzimet

1

Grini xhinxherin e freskët dhe prisni në copa çokollatën me qumësht.

2

Ngrohni në një tigan qumështin me 2 dl pana për ëmbëlsira dhe xhinxher deri në vlim, më pas hiqeni nga zjarri dhe kullojeni përmes një site të imët duke e shtypur mirë xhinsherin për t’i marrë gjithë lëngun.

3

Shkrini çokollatën në një banjëmari me 20 gr gjalpë, më pas shtoni panën e kulluar dhe përziejeni mirë me rrahëse vezësh derisa të ftohet.

4

Rrihni në një tas të bardhat e vezëve me pak kripë derisa të bëhen marengë dhe shtojani masës duke i përizer poshtë-lart.

5

Ndajeni mousse-n në 4 gota, mbulojini me qese kuzhine dhe lërini në frigorifer për të paktën 4 orë. Shërbejini me cifla çokollate dhe xhinxher i sheqerosur.

Lini një koment