Çokollata na bën mirë për shëndetin e zemrës, për presionin e gjakut dhe sigurisht, na kënaq dhe shijet.
E pasur në antioksidantë, çokokollata i jep lëkurës një mbrotje ekstra kundra radikaleve të lira dhe e ushqen. Çokollata është shumë e përdorur dhe në spa, por në këtë rast, do ta sjellim trajtimin e spa-së në shtëpi.
Përbërësit:
- 1 lugë çaji kakao pluhur
- 1 lugë çaji kos
- 1 lugë çaji mjaltë
Përziejeni kakaon me mjaltin dhe jogurtin. Kakaoja pluhur mund të jetë e vështirë për t’u përzier, kështu që kini durim me këtë hap. Vazhdoni përzierjen derisa të duket si çokollatë e shkrirë.
Pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Aplikoni maskën më pas në fytyrë të thatë duke lënë të paprekura zonat e syve. Relaksohuni për 10-15 minuta.
Lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni.
Lini një koment