Smoothie i shëndetshëm për të nisur ditën
Thjesht përziejini me blender në 300 ml qumësht të gjithë përbërësit, për një smoothie të lezetshëm jeshil për të nisur ditën. Ju bëftë mirë! Ruaj Recetën
Stili i jetës dhe sjellja e të ngrënit kanë një ndikim të rëndësishëm në uljen apo rritjen e sistemit tuaj imunitar.
Përveç gjumit, stërvitjes dhe zvogëlimit të stresit, përmbajtja e lëndëve ushqyese të ushqimeve që hani mund të bëjë një ndryshim të madh në sa jeni të përgatitur për të luftuar sëmundjet.
Një model i rregullt i ngrënies së frutave, perimeve, drithërave, proteinave, arrave dhe farave do ta mbajë sistemin tuaj imunitar të fortë dhe të funksionojë mirë për t’ju mbrojtur kur keni më shumë nevojë.
Sigurisht, ka një numër ushqimesh dhe pijesh që kanë një vlerë ushqyese shumë të ulët dhe me teprimin e tyre mund të arrini vetëm mbipeshë, diabetin dhe sëmundje të tjera kronike.
Këtu janë tre produkte kryesore të cilat ulin sistemin tuaj imunitar:
1.Sodat
Pijet e gazuara të sheqerosura nuk japin asgjë përveç kalorive të tepërta dhe shumë sheqer.
Përveç kontributit në mbipeshë dhe sëmundjet kronike përkatëse që shoqërohen me një sistem imunitar të ndrydhur, konsumi i tepërt i sheqerit gjithashtu mund të rrisë inflamacionin dhe të kompromentojë aftësinë e dikujt për të luftuar sëmundje të ndryshme.
2.Pijet alkoolike
Konsumi i tepërt i alkoolit mund të çojë në një rënie të aftësisë së trupit tuaj për të luftuar sëmundjet e ndryshme dhe gjithashtu mund t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj pneumonisë dhe sëmundjet e tjera si mushkëritë etj.
3.Ushqimet e ngrira
Megjithëse këto janë zgjedhje të përshtatshme, por përmbajtja e natriumit, sheqerit, yndyrës së ngopur dhe karbohidrateve të rafinuar është e lartë dhe kjo ul imunitetin tuaj.
Thjesht përziejini me blender në 300 ml qumësht të gjithë përbërësit, për një smoothie të lezetshëm jeshil për të nisur ditën. Ju bëftë mirë! Ruaj Recetën
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
© 2024 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment