Kimikatet e shampos po ju shkatërrojnë flokët? 4 ide për t’i larë në mënyrë natyrale
Trendet e fundit të flokëve po ‘ulërasin’: ju mund t’i lani flokët edhe pa shampo dhe përsëri të keni një rezultat perfekt. Megjithatë, larja e flokëve pa shampo nuk është thjesht një modë, për sa kohë orientimi drejt ekologjikes dhe kujdesit natyral të trupit po bën gjithnjë e më shumë zhurmë dhe këto procese po ndiqen gjithmonë e më shumë nga njerëzit. Kjo është arsyeja pse mund të krijojmë vetë shampo ‘homemade’ dhe të kujdesemi për mirqëenien e tyre me një balsam të bërë në shtëpi.
Ja 4 mënyra për të larë flokët pa shampo të cilat nuk i kishit imagjinuar:
Sodë buke
Soda e bukës mund të përdoret për shumë gjëra në shtëpi dhe një prej tyre është edhe larja e flokëve. Përdorni sodë buke për të larë flokët dhe rezultatet që do të merrni pas disa aplikimesh do të jenë të habitshme. Soda do të largojë yndyrën dhe do të pastrojë flokët tuaj tërësisht pa i ashpërsuar ata. Përgatisni një përzierje të ujit me sodë, aplikojeni nga rrënja tek majat gjatë dushit, lëreni të veprojë për disa minuta dhe më pas shpëlajini flokët me ujë ku keni tretur pak uthull molle.
Sodë buke dhe uthull
Duke përzier pak sodë buke dhe uthull od të përftoni një shampo natyrale që do t’i bëjë flokët tuaja të shndritshëm dhe të shëndetshëm. Në këtë përzierje mund të shtoni dhe disa pika nga vaji juaj esencial i preferuar.
Balsam dhe sheqer
Një tjetër metodë efektive për kujdesin e flokëve pa shampo është larja e tyre duke përdorur vetëm balsamin dhe sheqerin ek anës. Balsami do t’u japë atyre butësi në të gjithë gjatësinë kurse shqeri i kanës do t’i japë një pastrim të shkëlqyer flokëve dhe skalit.
Kastravec dhe limon
Nëse keni flokë të yndyrshëm, fruloni një kastravec dhe pak lëng limoni dhe përdoreni këtë krem për të larë flokët. Vetitë që kanë të dyja këto për të larguar yndyrën, do t’ju garantojnë flokë të pastër e të bukur./neps.al
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment