Sugjerojmë:

Kasata me kos dhe luleshtrydhe për fëmijë të lumtur

Sot do të shohim si të përgatisim kasata me kos dhe luleshtrydhe, një recetë që kënaq pa masë fëmijët, të limituar në sheqerna dhe ju jep mundësinë ta përgatisni edhe në versionin vegan me kos bimor.

Përbërësit:

  • 500 ml kos natyral (bimor nëse doni t’i bëni vegane)
  • 4 lugë shurup orizi
  • ½ lugë kafeje vanilje pluhur
  • 1 vasketë luleshtrydhe
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë sheqer kane

Përgatitja:

  1. Lani dhe prisni luleshtrydhet, vendosini në një enë, shtoni sheqerin e kanës, lëngun e limonit dhe përziejini. Lërini të pushojnë në frigorifer duke i përzier herë pas here.
  2. Përzieni kosin, shurupin e orizit dhe vaniljen e më pas shtoni edhe luleshtrydhet.
  3. Hidheni përbërjen në format e kasatave ose në gota kafeje plastike dhe vendosini në frigorifer. Nëse përdorni gota plastike, forcojini pak në ngrirje para se të fusni bishtat e drurit.

Lini një koment