Sugjerojmë:

Ju ka thënë njëri se qumështi dhe mjalti bëjnë mrekulli në lëkurën tuaj?

Qumështi dhe mjalti janë  eliksir të vërtetë për të gjitha problemet e lëkurës. Të përzieni mjaltin me qumësht është mbase mënyra më e mirë për një lëkurë gjithë shkëlqim.

Për të marrë maksimumin e përfitimeve përdorni së bashku qumësht dhe mjaltë, por përpiquni që të përdorni qumësht të papërpunuar. Qumështi i papërpunuar është një pastrues i shkëlqyer lëkure. Mbretëresha Kleopatra e Egjiptit bënte zakonisht banjë në qumësht, për të përmirësuar bukurinë dhe për të qendruar përherë e re.

Ja si të përgatisni një maskë në shtëpi me këto dy elemente: 

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle qumësht

Përdorimi:

  • Përzieni përbërësit në një tas dhe aplikojini butësisht në fytyrë (pasi e keni larë më parë).
  • Masazhoni lëkurën për dy minuta me lëvizje të buta rrethore.
  • E lini maskën për 15 deri në 20 minuta mbi fytyrë dhe më pas lajeni me ujë të vakët./neps.al

Lini një koment