Sa kafe pini në ditë? E keni menduar sesa sheqer merrni rrjedhimisht si pa e kuptuar? Tani ka ardhur koha të përdorni vajin e kokosit ( i ngrënshëm).
Ky është një truk i thjeshtë i cili do ju mbajë të shëndetshëm. Në mëngjes madje do të çohemi me më shumë energji.
Çfarë duhet të bëni?
Thjesht shtoni 1 lugë çaj vaj kokosi në kafenë tuaj të mëngjesit apo pasdites.
Kjo shërben për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak që kur nisni ditën, si dhe t’i jepni forcë sistemit tuaj imunitar. Vaji i arrës së kokosit, padyshim është i veshur me përfitime të pafundme shëndetësore.
Ai jo vetëm që ju siguron flokë më të shëndetshëm dhe lëkurë më të pastër, por gjithashtu balancon nivelin e presionit të gjakut.
Kështu që herën tjetër që do të pini një kafe, përdorni pak vaj kokosi në vend të sheqerit. Ky i fundit, aq i përpunuar dhe i dëmshëm fundja-fundit!/neps.al
Lini një koment