Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin e njëriut, por me kalimin e moshës ai prodhohet gjithnjë e më pak. Ky zvogëlim i kolagjenit, shkakton rënien e elasticitetit të lëkurës, çka ndikon në shfaqjen e parakohshme të rrudhave, në tharjen dhe varjen e lëkurës.
Për hir të së vërtetës nuk ekzistojnë ilaçe magjike, që parandalojnë varjen e lëkurës. Megjithatë studimet kanë treguar se marrja e shtojcave të kolagjenit mund të përmirësojë dukshëm pamjen e lëkurës brenda 8 javëve.
Neps ju propozon sot një recetë të shëndetshme me kolagjen, e cila përmirëson ndër të tjerash edhe osteoartritin dhe ju lehtëson nga fryrja.

Benefitet e kolagjenit:
- Përmirëson elasticitetin e lëkurës
- Mbron kockat dhe organet e brendshme
- Ju ndihmon të ndërtoni muskuj dhe të digjni dhjamë
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle kolagjen pluhur prej vaniljeje
- 1 banane e ngrirë
- 1 lugë gjelle qumësht bajameje
- 1 lugë gjelle kos grek
- 4 kuba akulli
Udhëzime:
- Në një blender shtoni të gjithë përbërësit.
- I trazoni për disa sekonda dhe shërbejeni pijen menjëherë./neps.al
Lini një koment