E doni recetën e llokumeve me luleshtrydhe? Ja si mund t’i bëni në shtëpi
200 gr luleshtrydhe
15 gr xhelatinë
150 gr sheqer pluhur
1/2 limon
1.Në blender grimconi luleshtrydhet. (Mund të përdorni të freskëta dhe të ngrira).
2.Përbërjen hidheni në një enë tjetër dhe shtoni në të xhelatinën.
3.Përziejeni dhe lërini për 15-20 minuta që të ngurtësohen.
4.Pastaj shtoni 120 gr sheqer pluhur dhe lëngun e gjysmë limoni. Përzieni tërësisht përbërjen dhe ngroheni në zjarr të lehtë.
5.Ngroheni derisa xhelatina të shkrihet, disa minuta. Mos lejoni që të vlojë.
6.Hiqeni përbërjen nga soba dhe ftoheni. Pastaj tundni me mikser 5-6 minuta që përbërja të dendësohet dhe të bëhet e shndritshme.
7.Përbërjen hidheni në letër për pjekje, të cilën më parë e keni vendosur në ndonjë tepsi. 8.Rrafshojeni dhe lëreni në një enë të ftohtë 5-6 orë që të forcohet.
9.Kur llokumet të forcohen nxirrini nga tepsia, hidhni sipër sheqerin e mbetur pluhur dhe pritni në kube.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment