Nëse po mendon një mënyrë sesi të stimulosh shkëlqimin e lëkurës apo aknet e acaruara atëherë duhet të provoni xhelin e aloe veras dhe lëngun e domates, të dyja në një maskë të vetme. Është e lehtë për t’u bërë dhe veçanërisht efektive për të luftuar aknet e vështira.
Nevojiten:
- 2 lugë gjelle lëng domateje
- 1 lugë gjelle xhel aloe vera

Udhëzime:
- Bashkoni lëngun e domates dhe xhelin e aloe veras. I përzieni mirë.
- Pasi keni pastruar mirë fytyrën aplikoni maskën dhe e lini të thahet mbi lëkurë për 15 minuta.
- Pas kësaj shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe menjëherë me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.
- Butësisht e fshini me një peshqir të pastër./neps.al
Lini një koment