Sugjerojmë:

Drekën me vete. Sallatë e shëndetshme me pasta dhe ton

Kjo sallatë e shëndetshme me pasta dhe ton është e shijshme, të jep ndjesinë e ngopjes dhe është e shkëlqyer si një vakt dreke në punë.

Përbërësit:

  • 3 kupa pasta ( në këtë rast kemi përdorur farfalle)
  • 1 konservë ton të kulluar nga vaji
  • 2 lugë gjelle qepë të kuqe të grira
  • 1 kupë domate qershi të prera përgjysmë
  • 2 kërcej selino të grirë
  • 1 kastravec i vogël
  • 1 lugë gjelle majdanoz i grrië imët
  • 1 lugë gjelle uthull balsamike
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë e piper

Përgatitja:

Zjeni pastat në ujë të vluar me kripë. Gatuajni ‘al dente’ sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë përgatisni ingredientët e tjerë  dhe vendosini në një tas të madh (shtoni uthullën, vajin, ndërsa kripën dhe piperin pasi pastat të jenë gati).

Pasi të jenë zier pastat, shpëlajini me ujë të ftohtë dhe kullojini. Shtojini tek tasi me përbërësit e tjerë. Shtoni edhe pak vaj e uthull. Në fund shtoni dhe kripë e piper dhe shërbejini menjëherë ose paketojini për t’i marrë me vete në punë.

Lini një koment