Sugjerojmë:

Dreka për sot? Rizoto me limon

½ gotë verë e bardhë
2 qepë
2 kokrra limon
Lëng perimesh
240 gr oriz
1 tufë majdanoz
Kripë dhe piper i zi
100 gr rrënjë selinoje
1 karotë
1 domate
Vaj ulliri

1.Në një tenxhere me ujë vendosim perimet për lëngun dhe i lemë të ziejnë.

2.Në një tigan me 2 lugë vaj ulliri kaurdisim orizin. Ndërkohë në një tigan tjetër, pasi të kemi grirë qepën shumë imët e kaurdisim atë me pak vaj ulliri.

3.Më pas e shuajmë qepën me verë të bardhë. Paralel trazojmë orizin derisa kokrra të bëhet pak transparente, shtojmë lëng perimesh pak nga pak dhe e lemë të ziejë duke e trazuar vazhdimisht dhe duke shtuar përsëri lëng. Kështu vazhdojmë për 20 minuta.

4.Gjatë kësaj kohe shtrydhim 2 limonë nëse vijnë pak të ëmbël.

5.Shtojmë tek orizi gjatë zierjes së tij qepën të shuar me verë dhe lëngun e limonit. Fillimisht e rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lemë derisa orizi të ziejë por të jetë pak i lëngshëm.

6.Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë dhe më pas përgatisim një pesto me majdanoz të cilën e realizojmë duke vendosur në një blender majdanoz, vaj ulliri, lëng limoni dhe kripë.

7.Servirim orizin në pjatë, e dekorojmë me disa pika pesto majdanozi, grijmë hollë pak lëkurë limoni dhe e spërkasim me pak piper të zi të freskët.

8.Ju bëftë mirë!

Lini një koment