Sugjerojmë:

Domate të mbushura me mish dhe perime

Domate të mbushura me mish dhe perime

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Domatet janë një prej perimeve më të çmuara që vera na dhuron: jemi mësuar t’i shohim në tezgat e fruta-perimeve gjithë vitin, por kjo është periudha që kanë maksimumin e shijes dhe të aromës. Sot kemi zgjedhur domate zemër kau për të përgatitur pjatën e domateve të mbushura me mish. Një variant klasik i domateve të mbushura me oriz që mund ta servirni si pjatë të dytë, për një menu krejtësisht mesdhetare, ndoshta pas një pjate të mirë pastash me patëllxhanë e djathë.

Ingredientët

  • 6 domate zemër kau
  • 200 gr mish viçi i grirë
  • 100 gr karota
  • 80 gr presh
  • 50 gr verë e bardhë
  • 50 gr vaj ulliri ekstra i virgjër
  • rigon i thatë
  • kripë
  • piper i zi

Udhëzimet

1

Lani domatet, hiquni pjesën e poshtme dhe me anë të një luge, zbrazini nga tuli i brendshëm. Tulin grijeni imët.

2

Qëroni karotat, pritini në shirita gjatësorë, e më pas në kubikë shumë të vegjël. Pastroni preshtë dhe pritini në feta të holla.

3

Merrni një tigan që nuk ngjit, ngrohni 30 gram vaj, shtoni preshtë dhe karotat. Kavardisini në zjarr të mesëm për 4-5 minuta, pastaj shtoni mishin e grirë dhe skuqeni për gati 3 minuta. Më pas shuajeni me verën e bardhë dhe lëreni të avullojë komplet.

4

Shtoni më tej tulin e grirë të domateve, ulni zjarrin dhe gatuajini për 5-6 minuta. Në fund aromatizojini me rigon, hidhni kripë, piper dhe fini sobën.

5

Sistemoni domatet gati për mbushje në një tavë, hidhuni pak kripë e vaj në brendësi. Më pas mbushini me masën e përgatitur dhe mbulojini me pjesët që ku kishit prerë.

6

Spërkatini përsëri me pak vaj dhe piqini në furrë të parangrohur në 200 gradë për 30 minuta.

Lini një koment