Dieta alkaline. Ushqimet e duhura dhe benefitet e saj
Dieta alkaline bazohet në presupozimin se organizmi ynë është i programuar për të funksionuar mirë në një mjedis alkalin, ndërsa ushqyerja jonë, shumë e pasur me produkte të përpunuara ose me origjinë shtazore, ka në fakt efekt acidifikues, të kundërt me atë alkalin.
Dhe kështu riorganizohen rregullat e tryezës duke ndjekur këtë parim: të konsumohet çdo ditë 70-80% ushqime alkaline dhe 20-30% ushqime acide, duke e shndërruar mënyrën e të gatuarit të ngjashme me atë të paraardhësve tanë të cilët ushqeheshin kryesisht me fruta, perime, fruta të thata e fara.
Ushqimet të cilat acidifikohen më shumë
Buka, të gjitha produktet e brumit të përgatitura me miell të rafinuar, sheqeri, ëmbëlsirat, pijet me gaz, djathrat e produktet e tjera të bulmetit, cornflakes. Ato ndiqen nga drithërat e rafinuara (orizi, elbi, bollguri) që duhen konsumuar në sasi të vogla në versionin e tyre integral.
Ushqimet mesatarisht acidifikuese
Mishi, peshku, soja dhe derivatet e saj, arrat. Në sasi të vogla mund të hyjnë tek 30% ushqime acidifikuese, por preferoni ato me origjinë bimore dhe mishin konsumoheni më rrallë.
Ushqimet e alkalinizuara
Perimet, frutat (përfshirë dhe ato me aciditet si agrumet), bajamet, mjalti, patatet, bishtajat e freskëta(mashurkat, thjerrëzat, favet, bizelet). Duhen integruar në çdo vakt.
Benefitet e dietës alkaline
Dieta alkaline ka shumë benefite nëse po kërkoni të humbni peshë ose të pastroni organizmin. Pas vetëm një jave ka një efekt detox që ju shfryn dhe ju bën të ndiheni më të lehtë.
Dieta alkaline përmirëson tretjen dhe ndihmon për të pasur një bark të sheshtë.
Pastron, ushqen dhe hidraton lëkurën.
Përmirëson humorin falë sheqernave të mira dhe enzimave me efekt rivitalizues. Eliminon nervozizmin dhe ankthin.
Eliminon urinë sepse balancon ngritjet e papritura të sheqerit që shkaktojnë dhe kriza urie./neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment