Crème brûlée shtëpie, tamam si në pastiçeri

Crème brûlée shtëpie, tamam si në pastiçeri

Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Crème brûlée është një ëmbëlsirë e parezistueshme, edhe falë konsistencës së saj magjike: krokante nga jashtë dhe kremoze nga brenda. Receta që do t’ju prezantojmë sot është e thjeshtë dhe nuk ka nevojë për karamelizim në flakë. Efekti ‘wow’ për miqtë është i garantua

Ingredientët

  • 1 bustinë vaniljeje
  • 250 ml pana
  • 4 të verdha vezësh
  • 80 gr sheqer
  • pak sheqer kane

Udhëzimet

1

Ngrohni panën në një tigan, por mos e lini të ziejë. Në një tas bashkoni sheqerin, të verdhat e vezëve dhe rrihini. Shtoni panën dhe një bustinë vaniljeje. Përzieni mirë gjithccka. Hidhni kremin nëpër forma dhe vendosini në një tepsi me anë të larta të mbushur me ujë për një pjekje me efekt ‘banjëmari’.

2

Vendoseni në furrë në 180 gradë për 30 minuta. Pasi të jetë ftohur kremi brule, spërkateni me sheqer Kane. Vendoseni përsëri në furrë për disa minuta në funksionin grill që sheqeri të shkrihet dhe bëjini disa prerje. Në këtë moment, kremi juaj është gati.

Lini një koment