Sugjerojmë:

Brownies të shpejta pa pjekje

Brownies të shpejta pa pjekje

Persona: 20
Koha e përgatitjes: 10 minuta + ftohje Koha e gatimit: 0 minuta

Një recetë e shpejtë e përgatitur me biskota, lajthi e kakao. Nëse doni të dini cilat janë ëmbëlsirat që duan më pak kohë për t’u përgatitur, kjo është një prej tyre...

Ingredientët

  • Përbërësit për 20 brownies
  • 1 filxhan çaji biskota të thërrmuara
  • ½ filxhani çaji lajthi të pjekura dhe të grira
  • ¼ filxhani kakao pluhur
  • ½ lugë kafeje kripë
  • ¾ filxhan çaji qumësht i kondensuar
  • 100 gr çokollatë e zezë

Udhëzimet

1

Thërrmoni biskotat në mikser ose futini në një qese dhe thërrmojini me çekiçin e kuzhinës. Grini lajthitë në copa. Vendosni në një tas biskotat e thërrmuara, lajthitë, kakaon, kripën dhe përziejini. Shtoni qumështin e kondensuar dhe përziejini mirë.

2

Në fund shtoni çokollatën e zezë të shkrirë dhe përzieni gjithçka derisa të homogjenizohet. Më pas hidheni masën në një formë drejtkëndore. Vendoseni në frigorifer për një orë. Nxirreni nga frigoriferi dhe priteni në kuadrate. Nëse dëshironi, spërkatini bronwnie-t me sheqer pluhur.

Lini një koment