Dietologia e njohur Blerina Bombaj nuk e rekomandon aspak dietën e famshme ketogjenike.
Ajo rendit madje edhe 6 argumente që Neps.al ju fton t’i hidhni një sy më poshtë:
Përse nuk e rekomandoj dietën ketogjenike për rënie në peshë:
- Sepse, nuk ma lejon etika profesionale të rekomandoj një regjim që nuk përfshihet në udhëzimet zyrtare dietetike për kontrollin e peshës.
- Sepse, që të korigjosh peshën trupore, duhet të korigjosh gabimet që të kanë çuar aty. Këto gabime nuk janë mosmbajtja e një diete ketogjenike. Zakonisht, janë abuzimi me sasinë, llojin dhe regjimin e ushqimit.
- Sepse një shqiptari, nuk mund ti thuash kurrë: “Mos ha bukë, makarona, oriz, patate, fasule, byrek, misra, etj”. Është absurde.
- Sepse dieta e njëanshme është e rrezikshme dhe monotone.
- Sepse pesha kontrollohet vetem në sajë të ndryshimit të stilit të jetesës për fare!
- Sepse tek e fundit, çelesi i suksesit është ekuilibri!/neps.al
Lini një koment