Biskota cantucci me lajthi. Receta për t’i përgatitur në shtëpi
Të shkëlqyera për në mëngjes, por edhe si një ëmbëlsirë në fund të një darke të shijshme apo për t’u shoqëruar me Vin Santo. Biskotat cantucci me lajthi janë një ëmbëlsirë e thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi, thjesht dhe me veti që përmirësojnë tretjen.
Përbërësit për 40 biskota:
250 gr miell 00
200 gr sheqer kane
150 gr lajthi
2 vezë
Disa lugë qumësht
1 lugë kafeje maja pluhur për ëmbëlsirat
Përgatitja:
Në një tas shtoni sheqerin dhe vezët dhe përziejini mirë me rrahëse vezësh. Sitni miellin me majanë dhe shtojeni tek përbërja me vezët dhe sheqerin.
Piqni lajthitë në një tigan, lërini të vaken dhe shtojini tek përbërja. Nëse përbërja rezulton shumë e fortë, zbuteni me disa pika qumësht: brumi duhet të jetë i butë pasi të jetë punuar me dorë.
Ndajeni brumin në dy shirita me trashësi 1 cm, vendosini në një tepsi dhe piqini në 180 gradë Celsius për 20 minuta.
Më pas hiqini nga furra dhe pritini me thikë diagonalisht. Futini në furrë edhe për 3 minuta, më pas kthejini nga ana tjetër edhe piqini edhe për 3 minuta të tjera.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment