Historia e shefit të njohur të kuzhinës me origjinë shqiptare Vangelis Zoga ka filluar vite më parë në shtetin fqinj grek. Eksperiencat e tij të para kanë nisur në Selanik e më vonë në Antalya(Turqi) dhe në vitin 2012 Zogas udhëtoi drejt Hollandës në një tjetër restorant grek. Pas një viti në Hollandë kuzhinieri i njohur u rikthye në Greqi, ndërsa prej vitit 2015 ai drejton kuzhinën e “Rock Bar” (Ayana Resort) në Bali (Indonezi). Ayana Resort është një nga resortet më të famshme në Bali dhe kuzhina mesdhetare drejtuar nga kuzhinieri shqiptar janë ndër preferencat kryesore të pushuesve nga mbarë bota.

Recetat

Rizoto me 3 lloje kërpudhash

Në një tigan hidhni gjysmën e gjalpit dhe shtoni qepën të skuqet pak.Shtoni kripë,piper, gjethet e dafinës dhe të gjitha kërpudhat të skuqen.Kur të fillojnë të marrin pak ngjyrë shtoni orizin dhe përzijeni vazhdimisht deri sat ë marrë pak...

Levrek me caviar

Si fillim rregulloni filetot e peshkut dhe më pas priteni në copa të vogla.Shtrydhni limonin dhe ruani lëngun.Gjithashtu grini ullinjtë në copa të imta.Në një tas të madh hidhni peshkun me kripë e piper (të pagatuar).Shtoni dhe lëngun e...

Supë kungujsh me panxhar dhe kos

Supa:Në një tigan hedhim qepën me vajin e ullirit, kripë dhe piper.Përzijini dhe shtoni ngadalë kungujt dhe patatet e prera në kubikë të vegjël.Lërini të skuqen 2-3 minuta dhe shtoni lëngun e pulës.Vërini të ziejnë deri sa patatet të...