Nga
">Vangelis Zoga13 Shtator, 2023 Lexoje për 1 minutë
Supë kungujsh me panxhar dhe kos
1 kg kunguj
1 qepë e madhe
800 ml lëng pule
100 gr patate
50 gr presh (vetëm pjesa e bardhë)
50 ml vaj ulliri
Kripë dhe piper
100 gr kos
Tul lime nga 1 lime
Trumzë e prerë imët
Supa: Në një tigan hedhim qepën me vajin e ullirit, kripë dhe piper. Përzijini dhe shtoni ngadalë kungujt dhe patatet e prera në kubikë të vegjël. Lërini të skuqen 2-3 minuta dhe shtoni lëngun e pulës. Vërini të ziejnë deri sa patatet të jenë zier. Pasi supa ka zier lëreni të ftohet dhe kalojeni në blendër deri sa të bëhet kremoze.
Panxharët: Shpëlani mirë panxharët. Vendoseni panxharin në një letër alumini bashkë me të gjithë ingredientët e mësipërm. Fërkojeni mirë me to dhe mbështilleni me letrën e aluminit. Futeni panxharin e mbështjellë në furrë në 170 gradë C për rreth 1 orë deri sa të zbuten. Pasi janë pjekur nxirrini nga letra, qërojini dhe pritinë në katrorë vegjël si në foto.
Për salcën e kosit: Kulloni kosin deri sa të mos ketë më lëng. Hidheni në një tas dhe shtojini trumzën, tulin e lime, kripë dhe piper për shije. Pasi të gjitha të jenë gati shërbejni si në foto.
Në Snapfood mesa duket nuk ke vetëm mundësinë të porosisësh ushqimet e tua të preferuara apo produkte të tjera të domosdoshme, por mund të gjesh dhe dashurinë! Pikërisht kjo duket se ka ndodhur me dy të rinj nga Tirana,...
Përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërpreja e agjërimit për të shijuar Iftarin është pjesë shumë e rëndësishme e ditës, por për shkak të ngarkesës në punë apo aktivitete të tjera, përgatitja e këtij vakti mund të jetë e...
Për Shën Valentin, i dëgjojmë shpesh njerëzit të thoë që partneri apo partnerja nuk duhet dashuruar dhe “llastuar” vetëm një ditë të vitit, por ҫdo ditë të tij dhe për disa ҫifte me fat, kjo është mëse e vërtetë....
Lini një koment