Sugjerojmë:

Ananas i karamelizuar me akullore me pana

Ananas i karamelizuar me akullore me pana

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 6 minuta

Një ëmbëlsirë furtash ekzotike, kontrasti i shijeve (e ëmbël/e athët) krijon harmoninë e duhur për këtë recetë. E freskët dhe perfekte për t’u servirur në tryezë , ananasi i karamelizuar dhe i shërbyer me akullore dhe pana është i thjeshtë për t’u përgatitur dhe është gati në më pak se 20 minuta.

Ingredientët

  • 2 ananasë
  • 200 gr akullore me Pana
  • 80 gr gjalpë
  • 30 gr sheqer

Udhëzimet

1

Pastroni dy ananasë të vegjël dhe pritini në feta.

2

Ngrohni 80 gr gjalpë në një tigan që nuk ngjit dhe kur gjalpi të nxjerrë shkumë, shtoni fetat e ananasit dhe skuqini për 3-4 minuta duke i trazuar me kujdes.

3

Kur të fillojnë të marrin ngjyrë të artë, shtoni sheqerin dhe vazhdoni gatimin në zjarr të lartë derisa sheqeri të fillojë të karmelizohet. Vendosini fetat e ananasit nëpër pjata, shtojuni sipër salcën e karamelit dhe shërbejini menjëherë duke i shoqëruar me akullore me pana.

Lini një koment