A keni 5 minuta kohë? Dua t’ju tregoj një maskë natyrale me efekt antirrudhë
I ftohti i madh, ka efekte jo pak të ndjeshme në lëkurën tonë.
Një hidratim i mirë dhe kremi mbrojtës janë dy nga elementet themelore që s’duhet të mungojnë as këtë periudhë. Për moshat pak më të mëdha, sigurisht i pandarë duhet të jetë edhe kremi antirrudhë, që në fakt këshillohet të fillohet që pasi kaloni të 25-tat.
Këtu në Neps.al ju tregojmë si të përgatisni një krem të thjeshtë me veti antirrudhë. Me gjasa të gjithë përbërësit i gjeni në kuzhinën tuaj. Ndani rezultatet dhe përshtypjet tuaja me ne!
Çfarë ju duhet:
50 ml mjaltë
50 ml kos natyral
4-5 pika lëng limoni
4-5 pika vaj kokosi
Udhëzime:
Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe aplikojeni kremin në fytyrë.
Lëreni të veprojë për 15-20 minuta dhe shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të vakët.
Masën e kremit që mbetet e ruani në një enë të mbyllur në frigorifer, deri në 2 ditë.
Kjo maskë rekomandohet të aplikohet dy herë në javë!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment