A duhet të pimë kafe gjatë verës? Përgjigjia do t’ju surprizojë
Në verë nuk është e rëndësishme vetëm të pijmë ujë mjaftueshëm, por edhe të sigurohemi që ushqimet që konsumojmë janë të pasura me ujë dhe lëngje në mënyrë që të marrim energjitë e nevojshme.
Për të gjithë kafe-dashësit natyrshëm lind pyetja: A duhet ta pimë kafen në verë apo jo?
Pasi keni kaluar një pjesë të mirë të ditës jashtë, në temperatura ekstreme, mund të përjetoni dhimbje koke, të vjella, madje edhe probleme me tretjen. Ka disa ushqime të caktuara që e lënë trupin e pahidratuar dhe kafeja është padyshim në vendin e parë.
Kafeja është një diuretik dhe vepron si një shkarkues duke larguar nga trupi juaj, ujërat e tepërt përmes urinimit. Pra e dehidraton trupin tuaj shumë shpejt. Megjithatë nëse konsumohet në sasi të moderuara, nuk e pengon stilin tuaj të jetetës dhe nuk cënon shëndetin tuaj!
Sasi e moderuar? Me këtë kini parasysh jo më shumë se dy kafe në ditë!!!
Duhet thënë se edhe pse kafeja ka më shumë kafeinë se pijet sportive apo energjike, këto të fundit konsiderohen më të dëmshme për shkak të ëmbëlsuesve që përmbajnë./neps.al
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment