Nga neps. al17 Mars, 2022 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 2 minuta
A duhet të marr suplemente të vitaminës D?
Vitamina D në bashkëveprim me fosforin dhe kalciumin ndihmojnë për të pasur kocka dhe muskuj të shëndetshëm. Gjithashtu, vitamina D ka rol mjaft të rëndësishëm në forcimin(ndërtimin) e kockave dhe për pasojë parandalimin e patologjive të tilla si rakitizmi, osteomalacia etj.
Një dietë e shëndetshme dhe e mirë-ekuilibruar, pavarësisht se përmban të gjitha vitaminat dhe vlerat nutritive aq të rëndësishme për organizmin, është e pamjaftueshme që më vete të sigurojnë sasinë e nevojshme të vitaminës D. Dielli është burimi primar i vitaminës D i cili arrin të sigurojë sasinë e nevojshme të saj për organizmin. Mirëpo, gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, kur rrezet e diellit që arrijnë të depërtojnë janë më të pakta si dhe fakti që ne kalojmë më tepër kohë brenda ambienteve të shëpisë, mbart në vetvete rrezikun që të kalojmë në deficit të vitaminës D.
Për këtë arsye për fëmijët mbi 1 vjec dhe të gjithë të rriturit rekomandohet marrja e suplementit të kësaj vitamine në dozën 10 mikrogram në ditë.
Ndërkohë në sezonin aktual(stina e pranverës), nëse për ju është e mundur, rekomandohet të kaloni sa më tepër kohë në natyrë (ballkon apo kopësht) për të marrë rrezet e nevojshme të diellit. Në rast se është e pamundur, atëherë duhet marrë në konsideratë të merrni 10 mikrogram suplement të vitaminës D cdo ditë.
Për të gjithë foshnjat nën 1 (një) vit, rekomandohet 8,5 mikrogram suplement i vitaminës D duke përjashtuar rastet kur konsumojnë më tepër se 500 ml qumësht formule. Gjithashtu një burim mjaft i mirë i vitaminës D janë peshqit të tillë si salmoni, sardelet, trofta, ngjala etj, vaji i mëlçisë së merlucit(NUK rekomandohet gjatë shtatzënisë), e verdha e vezës, mishi, qumështi etj.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment