E mirë për lëkurën dhe kockat. Ja receta e pijes me kolagjen që i duhet trupit tuaj!
Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin e njëriut, por me kalimin e moshës ai prodhohet gjithnjë e më pak. Ky zvogëlim i kolagjenit, shkakton rënien e elasticitetit të lëkurës, çka ndikon në shfaqjen e parakohshme të rrudhave, në tharjen dhe varjen e lëkurës.
Për hir të së vërtetës nuk ekzistojnë ilaçe magjike, që parandalojnë varjen e lëkurës. Megjithatë studimet kanë treguar se marrja e shtojcave të kolagjenit mund të përmirësojë dukshëm pamjen e lëkurës brenda 8 javëve.
Neps ju propozon sot një recetë të shëndetshme me kolagjen, e cila përmirëson ndër të tjerash edhe osteoartritin dhe ju lehtëson nga fryrja.
Benefitet e kolagjenit:
Përmirëson elasticitetin e lëkurës
Mbron kockat dhe organet e brendshme
Ju ndihmon të ndërtoni muskuj dhe të digjni dhjamë
Përbërësit:
1 lugë gjelle kolagjen pluhur prej vaniljeje
1 banane e ngrirë
1 lugë gjelle qumësht bajameje
1 lugë gjelle kos grek
4 kuba akulli
Udhëzime:
Në një blender shtoni të gjithë përbërësit.
I trazoni për disa sekonda dhe shërbejeni pijen menjëherë./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment