Kura e thjeshtë që do ju shpëtojë nga djegia e diellit në pak minuta
Me frekuentimin e plazhit një ndër problemet kryesore që lind, është edhe djegia e lëkurës. Kjo vjen nga mbiekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit dhe nga mos-mbrojtja me krem.
Dermatologët këto kohë janë vazhdimisht në përpjekje e sipër për t’i sensibilizuar të gjithë që të kujdesen siç duhet për lëkurën tuaj. Kujdesja vlen sigurisht edhe në terma afatgjatë, pasi kush do donte një lëkurë të plakur e me njolla para kohe?
Një kurë natyrale që ju vjen në ndihmë në rastet e djegies së rëndë është çaji i kamomilit.
Si ta përdorni?
Ju nevojitet:
10 bustina çaji kamomil
1 litër ujë
Udhëzime:
Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë kamomilin.
Pas kësaj e lini të ftohet dhe kalojeni në format e akullit.
I lini në ngrirje për disa orë dhe pas kësaj mund t’i vendosni në zonën e djegur.
Kamomili do ju japë një ndjesi të paparë qetësie./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment