Qumësht, mjaltë dhe tërshërë. Jo për t’i ngrënë, por për një maskë fantastike fytyre!

Nëse në pamje të parë, menduat se do ju japim një recetë e keni gabim. Mjaltin, tërshërën dhe qumështin mund t’i shfrytëzojmë për një maskë fantastike fytyre.

Kjo maskë shërben si një scrub, e cila i jep fytyrës suaj shkëlqim në pak minuta.

Ju nevojitet:

  • 1 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë gjelle tërshërë
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe aplikojeni maskën në fytyrë.
  • E lini për 10 minuta të veprojë në fytyrë.
  • Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe do të kuptoni diferencën.

Image result for Milk, honey and oatmeal face mask

Bëhuni gati për disa komplimente të mira!/neps.al 

Lini një koment