Sapun i bërë vetë me kos dhe banane. Zgjidhje fantastike për lëkurat e thata!

Të bësh sapuna në kushtet e shtëpisë nuk është edhe aq e pamundur.

Mjaftojnë disa përbërës të thjeshtë, receta dhe mbi të gjitha dëshira!

Konkretisht këto sapuna që Neps ju prezanton sot, përmbajnë pudër bananesh, vaj liri dhe kos pluhur. Ato janë të pasura me vitaminë A, E, B6, yndyrna të shëndetshme dhe acid laktik.

Të gjithë këto elementë janë jashtëzakonisht të dobishëm për ju që vuani në njëfarë mënyrë nga lëkura e thatë.

This yogurt & banana soap recipe with organic flax seed oil is formulated especially for dry skin. It's made using real banana powder, yogurt powder and organic flax seed oil. Crafted using the cold process soapmaking method, my yogurt & banana soap recipe yields a high conditioning / low cleansing soap bar.

Ja çfarë ju nevojitet për këto sapuna:

  •  1 lugë gjelle vaj kokosi
  • 1 lugë gjelle vaj kastori
  • 1 lugë gjelle gjalpë shea
  • 1 lugë gjelle vaj liri
  • 2 gota ujë të destiluar
  • 1 lugë çaji peroksid hidrogjeni
  • 2 lugë gjelle kos pluhur
  • 3 lugë gjelle pudër bananeje

Udhëzime: 

  • Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe i shkrini në një nxehtësi mesatare.
  • E hiqni nga zjarri dhe në fund shtoni peroksidin e hidrogjenit.
  • E trazoni masën me një mikser dore, derisa të trashet.
  • Pas kësaj merrni nga masa e krijuar dhe formoni me dorë sapunat e dëshiruar.
  • I mbështillni në një qese kuzhine dhe i ruani për 4-6 javë në ambiente të errëta, por të ftohta.
  • Pas kësaj kohe sapunat janë gati për përdorim, për larje apo aromë të trupit tuaj.

Pudra e  bananes, e bërë  100% nga banania, është e pasur me kalium dhe me vitaminë A. Është fantastike për ata që vuajnë nga lëkura e thatë. Ju madje mund ta përdorni pluhurin e mbetur të bananes me pak  qumësht për të krijuar një maskë hidratuese, shumë efikase për fytyrën tuaj!/neps.al 

Lini një koment