Flokët tuaj kaçurrela kanë nevojë për këtë maskë me vezë e kos për t’u dukur mbresëlënëse!

Nëse edhe ti hyn tek vajzat me flokët kaçurrela dhe ke nevojë për një dorë ndihmë që ato të duken rrëzëllitëse, Neps ju sugjeron më poshtë një maskë të thjeshtë edhe efikase.

Kjo maskë ka 4 përbërës dhe ka një kosto fare të ulët.

Përbërësit: 

  • 1 e bardhë vezë
  • ¼  filxhan me kos natyral
  • ¼ filxhan me majonezë
  • Disa pika lëng limoni

Image result for curly hair

Përgatitja: 

  • Në një enë të vogël rrihni të bardhën e vezës, lëngun e limonit, majonezën dhe kosin.
  • E trazoni mirë dhe aplikojeni tek kaçurrelat tuaja gjysmë të lagura. E lini të veprojë për 15-20 minuta.
  • Pas kësaj i shpëlani kaçurrelat me ujë të bollshëm dhe modelojini kaçurrelat tuaja si zakonisht.
  • Për shëndetin e flokëve tuaja, rekomandohet që të shmangni kimikatet e tepruara./neps.al 

Lini një koment