Këto janë ushqimet më të mira për një dietë pa gluten
Nëse keni hequr dorë nga drithërat e plota për shkak të intolerancës nga gluteni, zgjidhja nuk janë vetëm ato biskotat dhe makaronat ‘gluten free’ të cilat ndonjëhere të themi të vërtetën, nuk na duken aq të shijshme sa ato me bazë gruri. Megjithatë ka dhe ushqime të tjera të shijshme të cilat natyrshëm nuk përmbajnë gluten.
Qiqrat
Janë ushqim i shkëlqyer për një dietë anti-gluten. Përveçse në supa miellin e qiqrave mund ta përdorni për pjekie.
Patatet
Kanë niseshte natyrale dhe kalium dy herë më shumë se bananet. Gjithashtu niseshteja që përmbajnë tretet ngadalë dhe është e dobishme për shëndetin gastrointestinal.
Misri
Mielli i misrit është një zgjidhje e shkëlqyer për të siguruar bazën e drithërave dhe karbohidrateve për të cilat ka nevojë regjimi ynë ushqimor.
Fistikët
Janë jo vetëm një opsion i mirë anti-gluten, por përbërjnë një minivakt të ulët në yndyra dhe në kalori. Mund të provoni gjithashtu të gatuani pulë ose peshk të pjekur me fistikë. Sigurojnë një burim të mirë proteinash dhe fibrash dhe ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.
Diathi Chedar
Jo të gjithë djathrat janë gluten-free, por djathi chedar përbën përjashtim. Djathi Chedar është i pasur në kalium dhe proteina, por i ulët në karbohidrate duke shërbyer si një aleat i mirë nëse keni një plan distik të ulët në karbohidrate.
Patatet e ëmbla
Ashtu si patatet e zakonshme, patatet e ëmbla bëjnë pjesë gjithashtu në ushqimet natyrale anti-gluten. Janë të pasura gjithashtu me vitamina A, fibra dhe kalium.
Lulelakra
Lulelakra shërben si një zëvendësuese e mirë e grurit dhe është e ulët në karbohidrate. Përveçse nuk ka gluten, përmban vitamina C, B, kalcium dhe magnez.
Arrat
Duke qenë se treten më ngadalë se ushqimet e larta në karbohidrate, arrat sigurojnë fibra dhe acide yndyrore si ALA dhe omega 3, që mbrojnë zemrën dhe i bëjnë trurit dhe lëkurës.
Quinoa
Quinoa bën pjesë tek ushqimet e larta në fibra, por që shpesh mungon në dietën anti-gluten. Është gjithashtu një burim i mirë proteinash, që do të thotë se përmban gjithë aminoacidet për të cilat trupi ka nevojë.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment