Tortë e kripur me djathë e qumësht për të përdorur bukën e mbetur

Torta me djathë është ideale kur nuk dini se ç’të bëni me bukën e mbetur që është bërë e fortë dhe e thatë. Ja si mund të riciklohet ajo në një recetë të shijshme:

Përbërësit:

  • 10 feta bukë
  • 250 gr djathë i tipit groviera
  • 600 ml qumësht
  • 2 vezë
  • Pak arrë moskat
  • Kripë e piper

 

Përgatitja:

  1. Ndizni furrën në 180 gradë.
  2. Merrni një tepsi dhe shtroni letër furre në të.
  3. Prisni djathin në 10 feta dhe formoni shtresa në tepsi: si fillim bukën, më pas djathin e kështu me radhë.
  4. Në një tas rrihni vezët me pirun, shtoni qumështin, kripën, piperin dhe arrën moskat.
  5. Hidheni këtë përbërje mbi fetat e bukës dhe djathin.
  6. Piqeni për 30 minuta ose derisa të formojë një sipërfaqe të artë.

Lini një koment