Sallatë me avokado dhe qitro

Sallatë me avokado dhe qitro

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

E thjeshtë, e shpejtë, 100% vegane, sallata me avokado dhe qitro është një pjatë e ftohtë perfekte edhe për personat në dietë pasi duke qenë e lehtë, mund të përfitojmë nga yndyrat e dobishme të avokados dhe vetitë detox të finokut e qitros.

Ingredientët

  • 1 avokado
  • 1 qitro
  • 1 finok
  • 1 limon
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Prisni përgjysmë një avokado të pjekur, hiqini bërthamën, qërojeni dhe priteni në feta. Qëroni finokun (duke i lënë mënjanë gjethet), lajeni dhe priteni në feta të holla. Qëroni qitron dhe priteni në feta duke i hequr cipën. Punoni mbi një pjatë në mënyrë që të ruani lëngun.

2

Krijoni një emulsion me lëngun e qitros që u lëshua gjatë prerjes, lëngun e limonit, 6 lugë vaj ulliri e.v, gjethet e grira imët të finokut, pak kripë e pak piper të sapobluar.

3

Bashkoni fetat e finokut dhe avokdos në një enë, shtoni edhe fetat e qitros dhe përfundojeni sallatën me emulsionin e sapopërgatitur.

Lini një koment