Mënyra më e thjeshtë për të bërë bukë në shtëpi? Kjo recetë me miell misri

Mënyra më e thjeshtë për të bërë bukë në shtëpi? Kjo recetë me miell misri

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Me ngjyrë të verdhë dhe shije intensive, buka me miell misri është perfekte jo vetëm për të shoqëruar pjatat e dyta dhe sallatat, por edhe për mëngjes: mund ta shijoni me marmelatë të bërë në shtëpi. Për të pjekur bukën mund të zgjidhni një tigan hekuri nga ata që futen në furrë ose të përdorni format për të pjekur muffin.

Ingredientët

  • 1 filxhan çaji miell misri
  • 1 filxhan miell sipas dëshirës (gruri integral, segali, 00)
  • 1 lugë gjelle maja
  • 1 lugë kafeje kripë
  • ¾ filxhan çaji vaj ulliri
  • ¼ filxhan çaji shurup panje
  • 1 filxhan çaji qumësht biologjk
  • 2 lugë gjelle fara lini të bluara

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 200 gradë dhe vendosni në furrë një tigan hekur me diametër rreth 25 cm në mënyrë që të nxehet.

2

Përzieni në një enë të madhe miellin e misrit, miellin tjetër, majanë dhe kripën.

3

Përzieni për 30 sekonda në mikser vajin, farat e linit dhe shurupin e panjës.

4

Spërkatni me vaj tiganin e nxehur dhe përzieni bashkë gjithë përbërësit.

5

Hidheni brumin në tigan dhe piqeni për 20-25 minuta.

Lini një koment