Tartar me avokado, domate e kastraveca. Një botox i vërtetë për çdo grua

Le ta nisim me benefitet që i dhuron shëndetit tuaj për shkak të magnezit, kaliumit dhe fibrave që përmban. Një mënyrë gjithashtu speciale për të shijuar avokadon, një pjatë verore që shoqërohet me një sallatë ose me pak djathë në dimër.

Përbërësit:

  • Një avokado e pjekur
  • 1 kastravec
  • 2 domate të pjekura
  • lëngu dhe lëkura e një limoni
  • erba cipollina (bar qepe)
  • kripë, piper, vaj ulliri
  • disa karkaleca në avull

Përgatitja:

  • Qëroni kastravecin, hiqini farat dhe priteni në kubikë, prisni në kubikë edhe domatet.
  • Avokadon e qëruar dhe të prerë bashkojeni me lëngun e limonit dhe perimet në njtë tas, shtoni lëkurën e grirë të limonit, erba cipollina-n dhe  karkalecat në avull duke i përzier me një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër.
  • Lëreni të pushojë në frigorifer. Kur ta shërbeni, futeni përbërjen në një unazë ose në një enë të rrumbullakët për të bërë një servirje të tillë si në pjatë.

Lini një koment