Vezë në tavë me salcë domatesh

Vezë në tavë me salcë domatesh

Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Vezët janë të shijshme në çdo variant, por sot do t’ju propozojmë një mënyrë të gatuari që vjen nga traditat e grave të fshatrave të Italisë, me domate e aromë të mrekullueshme erëzash e shije djathi.

Ingredientët

  • 300 gr salcë domatesh
  • 130 gr djathë Tomini ose djathë të bardhë të zakonshëm
  • 4 vezë
  • 3 dega rozmarinë
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë
  • piper i zi

Udhëzimet

1

Prisni djathin në kubike, më pas merrni një tavë katrore pjekjeje dhe në fundin e saj përhapni një shtresë salcë domatesh duke i shtuar pak vaj ulliri.

2

Thyeni vezët dhe vendosini mbi salcë menjëherë duke pasur kujdes të mos u prishet e verdha. Për të mos rrezikuar ju këshillojmë t’i thyeni në një enë tjetër dhe më pas t’i vendosni në tavë.

3

Vendosini vezët në distancë t ë barabartë dhe shtoni pjesën e mbetur të salcës, kripë e piper. Shtoni dhe kubet e djathit duke i vendosur me kujdes, pastaj aromatizojeni me degat e rozmarinës.

4

Piqeni në furrë të parangrohur në 180 gradë për 25 minuta. Pas kësaj kohe, hiqini vezët nga furra dhe servirini të ngrohta.

Lini një koment