Njoki jeshile me spinaq dhe rikota

Njoki jeshile me spinaq dhe rikota

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Një recetë e pazakontë dhe e shijshme të cilën mund ta sillni në tryezë me pak përbërës e lëvizje. Shërbehet me pak vaj e një gjethe sherebelë dhe është një mënyrë e mirë për të shijuar spinaqin. Më poshtë do të lexoni se si ta realizoni recetën e këtyre njoki-ve pa patate. Edhe pse brumi është i butë për t’u punuar, mos i shtoni më shumë miell se ç’tregon receta.

Ingredientët

  • 300 gr miell 00
  • 500 gr rikota
  • 1 kg spinaq
  • 100 gr miell 00 (për të lyer planin e punës)
  • 2 vezë
  • Kripë
  • Pak arrë moskat

Udhëzimet

1

Zjeni spinaqin në ujë të vluar, më pas kullojeni dhe shtrydheni mirë derisa t’i hiqni ujin e tepërt. Mbajeni mënjanë për të përgatitur njokit.

2

Copëtojeni spinaqin ose frulojeni duke përftuar një krem të dendur.

3

Mbi një plan pune hidhni pak miell duke u kujdesur ta mbani gjithmonë të pudrosur, pasi brumi do të jetë shumë i butë dhe i vështirë për t’u punuar.

4

Në një tas përzieni vezët, rikotën, spinaqin, më pas shtoni miellin 0, kripën dhe arrën moskat.

5

Përziejini gjithë përbërësit, vendoseni brumin në planin e punës dhe krijoni një formë salsiçeje e më pas priteni në copa.

6

Me dhëmbët e pirunit shtypini lehtësisht njokit.

7

Ziejini në ujin ku keni zier spinaqin për pak minuta.

8

Shërbejini me pak vaj dhe disa gjethe sherebele.

Lini një koment