Çfarë nënkuptohet me dietën e Tiroides dhe në çfarë konsiston ajo ekzaktësisht? Në këtë artikull do të gjeni gjithçka që duhet të dini për këtë dietë të veçanta: nga shkaqet që sjellin probleme të lidhura me tiroiden, tek metodat natyrale që ndihmojnë në përmirësimin e mirëqenies së përditshme të trupit dhe mendjes. Dieta e tiroides, në fakt, mund t’ju ndihmojë të humbni peshë ose ta rikuperoni atë, në varësi të patologjisë së lidhur me tiroiden tuaj.
Sipas mjekëve dhe nutricionistëve, ekziston një lidhje mes biotipit morfologjik dhe regjimit të duhur ushqimor; 4 tipologji dietash janë studiuar; nga një për çdo biotip: cerebral, i butë, i gjakut dhe limfatik.
Dietë që mbështetet në kaloritë e perimeve
Pa hyrë shumë në detaje, po ju japim indikacionet e përgjithshme për të kuptuar si funksionon dieta e tiroides.
Si funksion dieta?
Metoda bazohet në një regjim ushqimor preciz të shtirë në 4 javë, plus një periudhë detoksifikim si dhe një periudhë anti stres. Muaji i dietës, pra përfshin një plan ushqimor me ushqime të lejuara dhe ndaluara, porcione dhe skema nutricionale ( në bazë të problemit të tiroides dhe biotipit morfologjik). Përveç kësaj dieta parashikon edhe përdorimin shtojcave ushqimore dhe një metode që favorizon cilësinë e gjumit. Ushqimet e lejuara janë në thelb ato të pasura me jod, kripëra minerale dhe Omega 3, të quajtur ndryshe ‘miqtë e tiroides’ me karakteristika anti-inflamatore dhe antioksidante (për shembull perime, peshk, mish i bardhë, oriz dhe drithëra me përmbajtje të ulët ose zero gluten); ushqimet e ‘ndaluara’ nga ana tjetër janë ato që më së shumti shkaktojnë inflacion të zorrëve ose mbingarkojnë mëlçinë: të skuqurat, ushqimet me salca, bishtajat, prodhimet e qumështit, drithërat me përmbajtje të larta gluteni dhe sheqernat e përpunuara.
Së bashku me dietën si program ushqimor duhet shtuar edhe një periudhë detoksi dhe antistresi për të detoksifikuar organizmin dhe për ta përgatitur atë maksimalisht për dietën. Si? Është shumë e thjeshtë: pini të paktën dy litra ujë në ditë si dhe lëngje depurative (çaj jeshil, e tj), merrni integratorë kripërash për të eliminuar toksina e tepërta dhe praktikoni ushtrime të ndryshme kundra stresit.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment