Mund të duket e çuditshme, por pula me birrë nuk është recetë alkoolike, pasi alkooli avullon gjatë gatimit. Kështu që kjo recetë është e përshtatshme si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.
Është një pjatë e re që do t’ju pëlqejë ta integroni rregullisht në menytë tuaja të gatimit, prandaj na ndiqni me recetën:
6 kofshë dhe trash-kofshë pule (gati 900 gr)
60 gr miell
2 qepë
3 thelpinj hudhre
500 ml birrë
1 gotë brodo pule
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Prisni qepët në unaza. Prisni edhe thelpinjtë e hudhrës dhe lërini mënjanë.
Vendosni copat e pulës mbi një prerëse dhe hidhuni kripë.
Më pas, kalojini ato në miell.
Në një tigan shtoni vaj ulliri dhe vendosni copat e pulës. Kalojini në tigan derisa të marrin një kore nga jashtë.
Në të njëjtin tigan, skuqni qepët dhe hudhrat. Uleni nxehtësinë në minimum, mbulojini dhe lërini për 2 minuta.
Kur të jenë kaurdisur, shtoni birrën, mbulojini përsëri dhe lërini derisa të ketë avulluar gjysma e birrës.
Më pas shtoni kofshët e pulës dhe brodon. Ziejini për 45 minuta.
Pas kësaj kohe, rregullojini me kripë e piper dhe shërbejini në tavolinë.
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë pjekje rregulloni copat e pulës, copat e qepës, hudhrën, fetat e limonit, shpargujt dhe bizelet në një shtresë të vetme, më pas spërkatni mbi to rigon, spërkatini me vaj ulliri dhe shtoni...
Lini një koment