Sanduiçë patatesh të mbushur me djathë dhe proshutë krudo

Sanduiçë patatesh të mbushur me djathë dhe proshutë krudo

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 55 minuta

Patatet e mbushura me djathë, të mbuluara me proshutë krudo dhe të aromatizuara me trumzë janë shumë të shijshme dhe ideale për një antipastë që vështirë t’i rezistohet. Të thjeshta për t’u përgatitur dhe pjekja në furrë iu garanton një rezistencë perfekte.

Ingredientët

  • 20 gr gjalpë
  • 4 patate
  • 4 feta proshutë krudo
  • 200 gr djathë scamorza i tymosur
  • 1 degëz trumzë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Merrni 4 patate të mëdha dhe vendosini të ziejnë në një tenxhere me ujë të ftohtë e kripë. Lërni të ziejnë 40 minuta nga momenti që uji vlon. Ndërkohë prisni djathin samorza në feta.

2

Kulloni patatet, lërini të vaken, qërojini dhe pritini në 3 pjesë horizontalisht me një thikë të mprehtë dhe midis dy fetave qendrore vendosni 2 feta djathë scamorza, më pas mbyllini dhe rrotulloni rreth tyre një fetë proshutë krudo, një degëz trumzë dhe fiksojini me kunja dhëmbësh.

3

Parangrohni furrën në 220 gradë. Vendosni patatet në një tepsi të lyer me gjalpë, hidhuni kripë e piper, spërkatini me gjethe trumze dhe piqini për 15 minuta, në mënyrë që proshuta të bëhet krokante dhe djathi të shkrijë.

4

Hiqini patatet nga furra dhe shërbejini menjëherë si antipastë.

Lini një koment