Karota të gatuara me vaj, uthull e mjaltë

Karota të gatuara me vaj, uthull e mjaltë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të athëta dhe të ëmbla në të njëjtën kohë, karotat turshi janë një pjatë e shkëlqyer shoqëruese e mishit apo peshkut. Është një pjatë e thjeshtë për t’u përgatiur, e lehtë dhe e ushqyeshme, e përshtatshme për të gjitha rastet dhe ullinjtë e trumza ia përforcojnë akoma më shumë shijen.

Ingredientët

  • 1 kg karota
  • 4 lugë uthull e bardhë
  • 4 lugë vaj ulliri e.v
  • 2 thelpinj hudhre
  • 70 gr ullinj kokërrgjatë
  • Kripë
  • Piper
  • Pak mjaltë
  • Pak trumëz

Udhëzimet

1

Qëroni karotat, lajini në ujë të bollshëm dhe thajini me një letër kuzhine. Pritni në feta në të tërthorta dhe prisni përgjysmë dy thelpinjtë e hudhrës bashkë me lëkurën.

2

Shtoni 4 lugë vaj ulliri e.v në një tigan, skuqni hudhrën dhe më pas shtoni karotat dhe lërini për 5 minuta në zjarr të lartë. Ulni flakën, shtoni 70 gr ullinj dhe vazhdoni t’i gatuani për 5 miuta duke e tundur tiganin herë pas here.

3

Tresni një lugë mjaltë në një enë me 4 lugë uthull të bardhë dhe hidheni sipër karotave, shtoni pak kripë e piper dhe gatuajini edhe për 10 minuta të tjera, duke bërë kujdes t’i lini karotat al dente. Shtoni gjethet e trumzës, përziejini mirë dhe fikni sobën.

Lini një koment