Me ardhjen e të ngrohtit, vjen edhe dëshira për të eksperimentuar në sa më shumë pjata dhe një zgjedhje e zgjuar janë edhe brusketat e pranverës që i bëjnë të gjithë të lumtur gjatë një pik-niku ose aperitivi në një ambient të hapur.
Brusketat gjithashtu janë një vakt i lehtë që bashkojnë shumë shije të mira. Lexoni më poshtë 3 recetat e tyre:
Brusketa me domate
Një pjatë klasike dhe e pamungueshme është ajo e brusketave me domate. Pritini ato në kubikë, më pas bashkojini me vaj ulliri, rigon e majdanoz dhe shërbejini mbi copat e bukës.
Brusketa me humus dhe ullinj
Përgatisni një krem qiqrash ose humus. Thekni fetat e bukës dhe shpërndani mbi to kremin, pak kripë e piper dhe vendosni disa ullinj të zinj mbi sipërfaqe. Kanë një shije të veçantë, janë perfekte për pranverën dhe vlerësohen nga njerëzit me shije të rafinuara.
Brusketa me kastravec
Mbi bazën e copave të bukës, përhapni pak djathë kremoz dhe kompletojini me kastravecë. Pritini kastravecët në kubikë, përziejini me pak djathë feta, dy lugë vaj ulliri, kripë piper dhe majdanoz. Vendosini pasi t’i keni lyer me krem djathi fetat e bukës të thekura në skarë.
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Lini një koment