Sugjerojmë:

Humus specash. Receta e thjeshtë e një prej salcave më të shëndetshme

Humus specash. Receta e thjeshtë e një prej salcave më të shëndetshme

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Humusi është një zgjedhje ideale sa herë kërkojmë një vakt të ndërmjetëm të shëndetshëm. E kemi të përgatitur që më parë dhe thjesht lyejmë një fetë bukë me të. Është i pasur në proteina, fibra e yndyra të shëndetshme. Gjithashtu dhuron një ndjesi të ngopjes duke na siguruar që s’do të kemi uri për ca orë. Bëhet fjalë për një krem me bazë qiqrash dhe susami që vjen nga Lindja e Mesme, por receta e tij është shumë e përdorur edhe tek ne. Përgatitet edhe me perime të ndryshme dhe sot do t’ju tregojmë variantin me speca: një pjatë vegjetariane e vegane që do t’u pëlqejë të gjithëve. Le të shohim së bashku sa thjesht dhe shpejt përgatitet.

Ingredientët

  • 2 speca të kuq
  • 400 gr qiqra të ziera
  • Lëngu i dy imonëve
  • 1 qepë
  • 1 lugë kafeje kumin
  • 1 lugë kafeje koriandër pluhur
  • 1 lugë kafeje piper i kuq
  • 2 lugë vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë Celsius. Prisni përgjysmë specat dhe vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre. Pjesën e prerjes vendoseni nga poshtë.

2

Piqini për 10 minuta më pas vendosini në një tas ku keni shtruar qese kuzhine. Lërini të ftohen.

3

Merrni një tigan dhe ngrohni vajin e ullirit. Shtoni qepën e grirë dhe skuqeni në zjarr të mesëm, duke shtuar edhe korianderin e kuminin.

4

Kthehuni përsëri te specat dhe hiquni lëkurën, më pas frulojini në një mikser së bashku me qiqrat, piperin, lëngun e limonit dhe përbërësit e tjerë. Pasi të keni krijuar një masë kremoze, spërkateni me piper të kuq për një shije akoma më intensive.

Lini një koment