1.Punoni djathin në mënyrë që të bëhet më kremoz. Hiquni bërthamat hurmave arabe dhe grijini së bashku me kajsitë. 2.Vendosni rrushin e thatë në ujë të ngrohtë për 10 minuta. Hidhni fistikët në një tenxhere me ujë që vlon. Pas një minuti, qërojini, hiquni lëkurën dhe grijini, duke i ruajtur disa mënjanë. 3.Shtoni djathin e dhisë në një tas, shtoni frutat e grira, pak kripë e piper, më pas përziejini mirë. Hidheni përzierjen në disa forma ‘muffin’ ose tasa të vegjël për t’u dhënë formën si në foto. Lërini në frigorifer për 3-4 orë. 4.Prisni në forma katrore fetat e bukës. Mbi to vendosni me kujdes përzierjet e djathit. Në qendër të secilës spërkatni disa nga fistikët e grirë që kishim hequr mënjanë.
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë pjekje rregulloni copat e pulës, copat e qepës, hudhrën, fetat e limonit, shpargujt dhe bizelet në një shtresë të vetme, më pas spërkatni mbi to rigon, spërkatini me vaj ulliri dhe shtoni...
Lini një koment