6 ushqimet që janë të pasura me kolagjen dhe që ngadalësojnë plakjen

Kolagjeni është proteina kryesore për indet e ndryshme lidhëse në trupin e një personi. Është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës. Pra, nëse vëreni rrudha në lëkurë është një sinjal se niveli i kolagjenit në trupin tuaj është zvogëluar. Mbajtja e një diete të mirë është një nga mënyrat për të ngadalësuar uljen e nivelit të kolagjenit.

Ndonjëherë madje, kolagjeni konsiderohet edhe si një “ngjitës”, pasi pa të, trupi ynë thjesht do të ndahej përgjysmë.  Trupi i njeriut mund të prodhojë vetë sasinë e nevojshme të kolagjenit. Megjithatë, pas moshës 25 vjeç, niveli i prodhimit të tij natyral fillon të ngadalësohet. Kjo është koha kur shfaqen rrudhat e para, pasuar më pas nga artriti. Dhe tani, le të hedhim një vështrim në atë që duhet të hamë për të parandaluar që kjo të ndodhë:

Lëng kockash dhe salmon

  • Supa e kockave është ndoshta një nga opsionet më të mira ushqimore. Duhet të përpiqeni ta konsumoni çdo ditë.
  • Salmoni përmban zink dhe minerale që stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Përveç kësaj, yndyrnat omega-3 hidratojnë lëkurën dhe ndihmojnë për ta mbajtur atë të re. Rekomandohet ta konsumoni dy herë në javë.

Perimet jeshile dhe frutat me vitaminë C

Perimet e gjelbra janë ushqimet më të mira për të parandaluar sëmundje të ndryshme. Ato gjithashtu mund të parandalojnë një shkatërrim të parakohshëm të kolagjenit. Të gjitha perimet jeshile përmbajnë klorofil që rrit sasinë e prokolagjenit në lëkurë. Klorofili mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV dhe radikalet e lirë që gjithashtu çojnë në plakjen e lëkurës. Sasia e perimeve që duhet të hani varet nga aktiviteti juaj fizik: sa më shumë që lëvizni, aq më shumë mund të hani.
Vitamina C që gjendet tek frutat ndihmon aminoacidet për të prodhuar prolinën. Prolina është një kimik i nevojshëm për prodhimin e kolagjenit. Vitamina C gjithashtu mbron trupin nga toksinat në mjedis. Në mënyrë që të merrni një dozë të mirë të vitaminës C, ju duhet të hani 2 porcione frutash në ditë.

Vezët
Vezët janë një produkt që sikurse lëngu i kockave, përmbajnë kolagjen në vetvete, megjithatë nuk duhet të konsumoni më shumë sesa dy vezë në ditë.

Fara
Farat e lulediellit dhe farat Chia janë shumë të rekomandueshme.

  • Farat e kungullit janë një burim i zinkut që stimulon prodhimin e kolagjenit. Ushqimet që përmbajnë zink ngadalësojnë ndarjen e proteinës. Gjithashtu, zinku rrit shpejtësinë e rigjenerimit të lëkurës që është e nevojshme për lëkurë të shëndetshme. Mund t’i kombinoni edhe në sallata, dy herë në ditë.
  • Farat Chia përmbajnë yndyrnat omega-3 që stimulojnë përtëritjen dhe hidratimin e qelizave të lëkurës. Ju mund t’i shtoni ato në sallata dhe sidomos në smoothie./neps.al

Lini një koment