Në një tenxhere të vogël vendosni të ziejë mishin e pulës, të cilit ja keni hequr lëkurën.
Pasi mishi ka arritur gjysmën e zierjes, shtoni pataten e grirë në rrathë dhe brokolin.
I lini të ziejnë derisa të jenë gati dhe më pas kullojini dhe kalojini në grirëse derisa të përftoni një masë homogjene.
Në fund rregullojeni trashësinë me lëngun e mbetur nga zierja, shtoni vajin e ullirit dhe djathin parmixhan.
Lëngun e zierjes që ka tepruar mund ta përdorni për të përgatitur darkën e fëmijës. Mund të shtoni brenda lëngut drithëra (elb, tërshërë, misër, grurë, oriz) dhe pak vaj ulliri.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento