Pilaf i shijshëm me karota, qiqra dhe bajame

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
40 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
543
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë, të grira hollë
3 karota, të grira në rende trashë
2 lugë gjelle harisa
300 gr oriz basmati, i shpëlarë
700 ml lëng perimesh
400 gr / 1kanaçe qiqra e kulluar dhe e shpëlarë
25 g bajame të thekura
200 gr kos

Ngrohni vajin në një tavë me kapak. Shtoni qepët dhe gatuajini për 8 minuta, derisa të zbuten.

Hidhni karotat, harisën dhe orizin dhe përziejini për disa minuta.

Hidhni lëngun, lëreni të vlojë, më pas mbulojeni me kapak dhe ziejini për 10 minuta me zjarr të ulët.

Shtoni qiqrat dhe ziejini për 3-5 minuta të tjera, derisa kokrrat e orizit të zbuten dhe të përthithet i gjithë lëngu.

Shtoni kripë sipas dëshirës, fikeni zjarrin, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta.

Spërkatni bajamet mbi përzierjen e orizit dhe shërbejeni me kos.

Komento