Supë kungulli me qumësht dhe parmixhano

700 gr kungull i verdhë i pastruar
700 ml qumësht
250 gr makarona supe në formën që dëshironi
Pak koncentrat perimesh pluhur
Pak djathë parmixhano i grirë
Vaj ulliri
  • Vendosni një tenxhere me ujë të ziejë. Sapo të marrë valë, shtoni kungullin dhe pak kripë. Ziejeni kungullin rreth 10 minuta, derisa të zbutet.
  • Ndërkohë, në një tenxhere tjetër shtoni qumështin dhe aromatizojeni me pak koncentrat pluhur. Sapo kungulli të jetë zier, kullojeni dhe frulojeni në mikser derisa të bëhet pure.
  • Më pas purenë shtojeni në tenxheren me qumësht dhe lëreni të ziejë duke e përzier herë pas here. Kur të ketë zier, shtoni makaronat e supës dhe vazhdoni ta përzieni shpesh.
  • Kur makaronat të kenë zier, hiqeni supën nga zjarri, shtojini parmixhanon e grirë, pak vaj ulliri dhe shërbejeni.

Lini një koment