Pasta të ftohta me avokado dhe domate

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
541
400 gr makarona
1 avokado
2 domate të mëdha të qëruara dhe të prera në kubikë
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Majdanoz
Djathë parmixhano i grirë

Vëmë makaronat të ziejnë me ujë të valuar dhe kripë.

Kur makaronat duan edhe fare pak që të ziejnë, në një tas të madh hedhim domatet dhe tulin e avokados, pasi i kemi qëruar lëkurën dhe i kemi hequr bërthamën.

Shtojmë kripë, piper dhe vaj ulliri pjesë-pjesë derisa të përftojmë një masë kremoze.

I përziejmë me pirun dhe lëmë tasin mënjanë.

Makaronat e ziera i kullojmë dhe i hedhim në tasin ku kemin përgatitur salcën.

I përziejmë me kujdes me lugë druri dhe i shërbejmë menjëherë me djathë Parmigiano të grirë dhe majdanoz.

Komento