7 ushqimet që kanë më shumë kripë nga sa e keni menduar!
A e dinit se sasia e rekomanduar e kripës është rreth 2300 mg në ditë?
Sipas statistikave, amerikanët janë populli që konsumon më shumë kripë në botë. Kjo edhe për shkak të konsumit të madh të ushqimit të përpunuar që dëmton shëndetin tonë në pika kritike.
Ju me siguri thoni që konsumoni shumë pak kripë, por a e dini se kripa fshihet edhe pas ushqimeve që nuk ju kishte shkuar mendja më parë.
Pula-440 mg kripë Pulat që shiten në supermarkete kanë sasi të lartë kripe, për shkak edhe të injeksioneve që mund të kenë.
Djathi i përpunuar—590 mg kripë Duhet ta shmangni këtë lloj djathi, jo vetëm për përmbajtjen e lartë të kripës, por edhe për shkak të ngjyruesve apo konservuesve që mund të ketë.
Drithërat për mëngjes- 300 mg Janë të pasura me fibra dhe kjo është një mënyrë e mirë për të nisur ditën, por prania e kripës është e konsiderueshme, prandaj kini kujdes në markën që zgjidhni.
Supat e konservuara-1350 mg kripë Për shkak të konservuesve që përmbajnë kanë edhe një sasi të lartë kripe. Duhet t’i thoni lamtumirë!
Buka-170 mg kripë Është burimi kryesor i kripës në dietën tonë dhe përmbush 7% të nevojave tona ditore për kripë.
Perimet e ngrira- 500 mg kripë Nëse doni t’i shijoni perimet, bëjeni sa më shpesh, por shmangni ato të ngrirat.
Gjiza-400 mg Njihet për përfitimet e saj për shkak të përmbajtes së kalciumit dhe proteinave, por e vërteta është se gjiza ka shumë kripë. Prandaj herës tjetër që do të shkoni në dyqan zgjidhni gjizën pa kripë./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment