6 ushqimet më të mira antirrudhë. Duhet të lëmë vend për to në dietën tonë!
Dieta jonë ka ndikim edhe në plakjen e lëkurës. Rrudhat janë shenjat e para të plakjes dhe kur shfaqen, na shqetësojnë shumë. Ne përpiqemi t’i parnadalojmë ato sa më shpejt të mundemi duke përdorur trajtime të ndryshme, por edhe metodat e gjysheve tona.
Megjithatë, edhe dieta ka një rol të rëndësishëm. Nëse duam të parandalojmë rrudhat dhe t’i sigurojmë vetes një lëkurë të shëndetshme e plot shkëlqim, duhet të përfshijmë në regjimin tonë edhe ushqimet me efekt antirrudhë. Le të zbulojmë cilat janë ato!
Çfarë të hamë për të parandaluar rrudhat:
Fara lini. Ato parndalojnë shenjat e plakjes sepse përmbajnë Omega 3. Shtojini në vaktet tuaja, që nga suprat e deri te smoothie-t!
Bajamet. Ato janë të pasura me vitaminë E, substanca më e mirë për të parandaluar rrudhat. Mund t’i hani ato në mëngjes ose si një vakt i ndërmjetëm pasdite.
Çokollata e zezë. Është një nga ushqimet më të mira për të parandaluar rrudhat, por duhet të jetë e zezë! Është e pasur në polifenole, lufton radikalet e lira dhe përmban antioksidantë. Mënyra më e shijshme për të luftuar rrudhat.
Portokallet. Lëngu i portokallieve të shtrydhura është perfekt për të marrë vitaminë C, e cila është një nga substancat më të mira kundër shenjave të plakjes. Kjo vitaminë stimulon prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Çaji jeshil. Shumë njerëz e quajnë atë eliksirin e jetës, pasi përmban shumë veti që i japin trupit përfitime pa fund. Shtojeni atë në dietën tuaj antirrudhë.
Shafran Indie. Me këtë mrekulli të natyrës mund të bëjmë çajra të ndryshëm ose ta shtojmë në ushqime. Ka një fuqi të pabesueshme anti-inflamatore dhe parandalon shenjat e plakjes.
Herët apo vonë, të gjithë do të kemi rrudha. Me një dietë rigoroze, mund të shtyjmë shfaqjen e tyre si dhe të kemi një lëkurë me shkëlqim e të shëndetshme për shumë gjatë.
Shtrimi i tavave, mbështjellja e ushqimeve për gatime “në zarf”… ka dhjetra mënyra sesi letra e aluminit përdoret në kuzhinë. Por keni menduar ndonjëherë që ajo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë? Ndër vite ka pasur zërat...
Thuajse tre javë pas alarmit të shpërndarë në Europë mbi kontaminimin me salmonelë të disa produkteve me ҫokollatë Kinder, Agjencia Kombëtare e Ushqimit më në fund ka reaguar. Në njoftimin e bërë nga AKU, thuhet se janë marrë masa...
Ai speci djegës që hëngre rezultoi më pikant nga cc’kishe parashikuar? Ule atë gotën me ujë sepse nuk do të ndryshojë asgjë. Ja cilat janë mënyrat më të mira për të qetësuar menjëherë gojën pas konsumimit të një ushqimi...
Lini një koment